Qytetarët e Vushtrrisë protestojnë kundër dhunës ndaj gruas

Duke pasur parasysh rastet e fundit të dhunës ndaj gruas në Kosovë që madje përfunduan me fatalitet ku fatkeqësisht raste të tilla ka pasur edhe nga Komuna e Vushtrrisë, anëtarët e Kuvendit Komunal të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! në bashkëpunim me anëtaret tjera kanë marrë vendim që përmes një proteste të shprehin pakënaqësinë dhe indinjatën ndaj sistemit të rendit dhe drejtësisë për mos efikasitetin e tyre ndaj këtyre fenomeneve.

Lajme

31/08/2018 09:00

Anëtarja e Kuvendit Komunal- Vushtrri, Fjolla Ujkani si organizatore e protestës ka thënë së
e drejta e gruas është e drejtë e njeriut dhe është si çdo e drejtë tjetër, andaj “ne kërkojmë nga institucionet gjegjëse të ndërmarrin të gjitha masat e duhura që të parandalojnë këto dukuri, kurse ata që kanë neglizhuar rastet e tilla të vihen në përgjegjësi. “Në këtë protestë jemi bërë bashkë nga te gjitha subjektet politike, aktiviste të shoqërisë civile, aktiviste të të drejtave të njeriut, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore dhe qytetarë të vullnetit të mirë me një kërkesë të vetme: Stop Dhunës ndaj Guras!”, ka theksuar Ujkani.

Marshi protestues fillon nga oborri i objektit të Komunës së re dhe do të vazhdojë deri në fund të sheshit “Adem Jashari” përkatësisht përballë shtatores së Adem Jasharit.