Qytetarët e revoltuar thyejnë pikat e IPKO-së, ndërhynë Njesia Speciale

Sot ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Kosova – Malta.

Lajme

08/10/2018 19:20

Radhët e pritjes për të siguruar një biletë ishin shumë të gjata, pasi interesimi ishte i jashtëzakonshëm.

Biletat janë shitur në pikat e IPKO-së në të gjitha qendrat e Kosovës.

Në Prishtinë, qytetarët janë revoltuar dhe kanë thyer dyert e pikës së shitjes IPKO. Kjo besohet të ketë ardhur pasi që qytetarët kanë mbetur pa bileta dhe pritja e mundi ju ka shkuar dëm.

Aty ka intervenuar edhe Njesia Speciale.  /Lajmi.net/