Qytetarët e Kosovës nuk përgjohen

Mbikëqyrësi Shtetëror në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë, Mentor Hoxhaj, ka thënë se asnëj qytetar në Kosovë nuk mund të përgjohet pa vendim të gjykatës.

Lajme

14/12/2015 08:31

Ai ka folur edhe për mbrojtjen e privatësisë në rrjetet sociale në Kosovë. Sipas tij, në vednin tonë shfrytëzimi i internetit është jashtëzakonisht shumë i madh.

Hoxhaj ka treguar se shqetësimet e qytetarëve për rrjetet sociale kanë të bëjnë më shumë me profile të rrejshme.

Në këtë drejtim ai ka thënë se korniza ligjore në Kosovë ofron një bazë të mirë për mbrojtjen e privatësisë por sfidë, sipas tij, mbetet hapja e zyrave për rrjetet sociale, ku qytetarët do të informoheshin më shumë për mënyrën e përdorimit të tyre.

“Nëse do të kishim zyra për çdo rrjet social, atëherë do ta kishim shumë më lehtë t’i adresojmë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve të vendit tonë”, është shprehur ai. /Epoka e re