Qytetarët e Kosovës kanë 926,209 debit kartela

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK0, ka njoftuar se raportimet e bankave për instrumente të pagesave tregojnë se deri në fund të dhjetorit të vitit 2017 numri i kartelave të debitit arriti në 926,209 ndërsa numri i kartelave të kreditit arriti në 164,740.

Lajme

10/07/2018 09:42

“Krahasuar me një vit më parë, konstatohet se numri i kartelave të debitit është rritur për 8.1%, ndërsa numri i kartelave të kreditit është rritur për 5.3%”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së, raporton RTKlive.

Sipas BQK-së, sa i përket infrastrukturës së terminaleve ATM (bankomate) dhe POS (pika të shitjes) të ofruara nga ana e bankave komerciale në Kosovë, shihet se ka pasur rritje të vazhdueshme të numrit të terminaleve POS (11,501), kurse terminalet ATM janë karakterizuar me një ulje të lehtë edhe gjatë këtij viti (512).

“Krahas rritjes së numrit të terminaleve dhe instrumenteve të pagesave, nga të dhënat statistikore shihet se viti 2017 është karakterizuar edhe me rritje të përdorimit instrumenteve elektronike të pagesave”, thuhet në raport.