Qytetarë e figura politike homazhe për Jonuz Musliun

Kanë nisur homazhet për veprimtarin Jonuz Musliu, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Lajme

20/01/2018 10:11

Shumë qytetarë nga të gjitha anët janë duke e nderuar figurën e ish-kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, i cili poashtu ishte edhe kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë, njofton Klan Kosova.

Musliu ka vdekur në moshën 58 vjeçare, pas disa problemeve shëndetësore. Para 6 muajve ishte detyruar të shtrihet në spital në Turqi për trajtim mjekësor pas këtyre problemeve që kishte.

Ai pati lindur në vitin 1959, njofton Klan Kosova. Homazhe për të do të bëjë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Musliu ka qenë ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Që nga viti 2014 ishte kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit është zgjedhë në vitin 2016.

Jonuz Musliu pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre djemtë, Fatlumin, Shqiprimin dhe Sarandin.