“Qysh thotë populli, Cecën e kam kqyrë prej thembrave deri te krytë”

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, teksa ka folur për koncertin e paralajmëruar të artistes serbe të njohur si Ceca në Mitrovicë, ka treguar se e ka pëlqyer shumë dukjen e saj të jashtme, madje për këtë thotë se e ka xhelozuar edhe burrin e saj Arkanin.

Lajme

07/12/2018 18:56

“Valla unë Cecën qysh thotë populli e kam kqyr prej themrave deri në kry. Jo e kam kqyr, e mka ardh inati prej Arkanit a po e din”, ka thënë Haradinaj në T7.

Në debat bashkë me Haradinajn ka qenë edhe avokati, Tomë Gashi, i cili ka treguar se ka dëgjuar këngët e Cecës.

“Po more e kam dëgjuar. Ne veç ‘live’ s’kemi mundur ta shohim. Nëpër kafiteri në Pristhinë janë lëshu kangët e saj”, ka thënë Gashi.

Ky debat për Cecën po bëhet pas paralajmërimve se ajo do të mbaj nesër një koncert në veri të Mitrovicës, në shenjë proteste për taksën e vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj produkteve serbe.