Quni: Xhavit Haliti i mori 8 milionë marka në Tiranë nga Ahmet Krasniqi – Lajmi.net
Quni: Xhavit Haliti i mori 8 milionë marka në Tiranë nga Ahmet Krasniqi
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 21:35, 16 April 2018
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Quni ka folur për raportet në mes të FARK'ut dhe UÇK'së gjatë luftës.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Quni ka folur për raportet në mes të FARK’ut dhe UÇK’së gjatë luftës.

Thotë se tani nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, gjatë verës së vitit 1998, kishte marrë 8 milionë marka nga Qeveria e Bujar Bukoshit, saktësisht nga Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

“Unë kam qenë në Tiranë kur nga koloneli Ahmet Krasniqi për nevoja emergjente të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti iu kanë dhënë në dispozicion nga fondi i qeverisë  7 apo 8 milionë marka”, tha Quni në ‘Pressing”.

Por për çfarë u shfrytëzuan këto para?

“Po shpresoj që ato para janë shfrytëzuar për nevojat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por kjo pyetje duhet t’i bëhet Xhavit Halitit”, theksoi Quni në T7

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO