Quni tregon se çka i tha Thaçi për ndriçimin e vrasjeve politike (Video)

“Një ditë para seancës, zotni Mustafa dhe zotni Thaçi ranë dakord rreth kërkesave që i kam parashtruar qysh është zbardhja e vrasjeve politike të LDK-së si dhe njohja formale e formacioneve ushtarake pranë Ministrisë së Mbrojtjes, por ishte vonë”.

Lajme

29/02/2016 22:31

Kështu tha ekskluzivisht për emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, Anton Quni deputet i LDK-së.

“Ka pasur shumë biseda. Bisedimet e shtruara nuk i marr si presion. Kam biseduar me kryeministrin Isa Mustafa dhe Hashim Thaçin… u kam qëndruar besnik qëndrimeve të mia. E para, Mustafës i kam elaboruar shumë çështje. Por një ndër momentet më të veçanta ishte një ditë para seancës, ku u takuam me kryeministrin Isa Mustafa dhe Hashim Thaçin. Thaçi kishte ardhë shumë i përgatitur”, ka thënë Çuni.

“Dy gjërat që diskutuam ishin këto: adresimi i vrasjeve politike dhe ligji i veteranëve. Për të dyja çështjet Thaçi ofroi zgjidhje konstruktive. Për vrasjet politike, Thaçi tha se drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë ka më marrë LDK”, ka thënë ai.

YouTube player