Quni dyshon se PAN i ka siguruar votat për Qeverinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, tha se koalicioni të cilit ai i takon, nuk ka asnjë deputet që ka disponim që të jap votën pro PAN’it, me të cilat do të mund të ketë shumicën në qeveri.

Lajme

11/07/2017 20:56

 

Quni deklaroi se proceset po zhvillohet me një dinamikë dhe intensitet të lartë.

“Është e pamundur që PAN’i të sigurojë votat për të marrë votëbesimin e qeverisë dhe krijimin e saj”, tha Quni për televizionin publik.

Sipas tij ekziston ndonjë mundësi që deputetët e partive të mund të ndryshojnë qëndrim.

“Koalicioni ka qëndrim, që aty ku është PDK’ja, të mos ketë bisedime, nëse ndonjë deputet mund të ndërrojë qëndrim është përgjegjësi e tij”, tha ai.

Quni bëri me dije se ka shokë e miq edhe në partitë e tjera dhe tha se nuk ka pasur ftesë nga ana e koalicionit që ka marrë më shumë vota që të jetë pjesë e bisedimeve.