Qumështi pluhur më nuk konsumohet në Kosovë

Në Kosovë dikujt qumështi pluhur është përdorur shumë, por tani jo, përjashtuar në qumështoret që e përdorin atë për prodhimin e akullores.

Lifestyle

01/06/2016 08:31

Më 1 qershor që shënon edhe ditën e qumështit, kompanitë që merren me paketimin e qumështit në Kosovë, mohojnë në mënyrë në mënyrë kategorike se qumështi i tyre është i përzier me qumësht pluhur.

Megjithëse ky lloj qumësht hyn në vendin tonë në sasi goxha të mëdha, por Shoqata për prodhimin dhe përpunimin e qumështit bënë të ditur se në Kosovë qumështi merret drejt nga fermat.

“Produktet janë komplet të freskëta, nuk ka mundësi të përzihet asnjëherë, ngase prodhimet në sasi të mëdha në vendin tonë:, bënë të ditur Shoqata për lajmi.net.

Ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës thonë se nuk kanë hasur deri më tani në qumësht në gjendje agregate pluhur në hapësirat e ndonjë nga qumështoret./ Lajmi.net