Qumështi i papërpunuar, i shëndetshëm apo jo?

Në varësi se si flitni për të, qumështi i papërpunuar është ose një super-ushqim i ngarkuar me substanca ushqyese dhe enzima që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, zbutjen e alergjive...ose është një super-mënyrë për të fituar diarre.

Lifestyle

14/01/2015 22:35

I prodhuar shpesh nga lopët që ushqehen me bar, lopë organikisht të rritura, qumështi i papërpunuar konsiderohet i papërpunuar për shkak që nuk i futet procesit të pasterizimit, një proces që e nxeh qumështin në temperatura mjaftueshëm të larta për të vrarë patogjene që mund të jenë të pranishme për shkak të ndotjes apo lopëve të sëmura.

Por, cilat janë rreziqet dhe përfitimet nga ky qumësht?
Shumë organizata të shëndetësisë janë duke i këshilluar njerëzit që mos të konsumojnë qumësht të papërpunuar. Në një raport të fundit, organizata CDC gjeti se kishte 81 raste në SHBA që ishin sëmurë nga bakteret që gjenden në qumështin e papërpunuar, transmeton Lajmi.net.

“Si një ofrues i kujdesit shëndetësor, unë nuk e rekomandojë atë”, thotë Kelly Morrow, profesoreshë e të ushqyerit në Universitetin Bastyr.

“Njerëzit po luajnë ruletë kur po pinë qumësht të papërpunuar. Është sikur të pish ujë nga një lum malor: Shumicën e rasteve është i mirë, por çdo herë në një kohë ju do të keni ndonjë problem nga ai”, shton ajo.

Por, vdekjet nga qumështi i papërpunuar janë shumë të vogla në krahasim me vdekjet nga ushqimet e tjera. Për shembull, kikirikët, vezët dhe pjepri llogariten si shkaktarë të 40 vdekjeve nga viti 2009 deri më 2011, përderisa vetëm dy vdekje ishin regjistruar nga qumështi i papërpunuar, sipas CDC, transmeton Lajmi.net.

Disa doktorë e rekomandojnë qumështin e papërpunuar, përderisa pacientët e dinë se nga cili vend vjen ai qumësht. “Bakteret natyrale jo-patogjene të gjetura në qumështin e papërpunuar janë të shëndetshme për zorrë dhe për të ndihmuar funksionimin e sistemit imun”, thotë Dr.Daniel Kalb, një mjek familjar në Franklin, TN.

Ai thotë se disa nga pacientët e tij me alergji dhe astmë kanë përjetuar lehtësim kur kishin konsumuar qumësht të papërpunuar, dhe disa kishin përjetuar sëmundje të përgjithshme më pak.

Madje ka edhe të dhëna shkencore se qumështi i papërpunuar është më i mirë. Në një studim të vitit 2011, hulumtuesit kishin përzgjedhur të studionin një mostër të fëmijëve nga zonat rurale të Gjermanisë. Fëmijët të cilët kishin pirë qumësht të papërpunuar nga një fermë lokale ishin më pak të ngjarë për të pasur astmë dhe alergji ushqimore se sa ata të cilët kishin pirë qumësht të pasterizuar.

Pra, nuk ka asgjë të dëmshme nga qumështi i papërpunuar, pasi që nga ky hulumtim çdo gjë del të jetë pozitive.