Qumështi i gjirit ndihmon në zhvillimin e fëmijëve që lindin para kohe

Ushqyerja me gji në 28 ditët e para të jetës të fëmijëve që lindin para kohe ka rezultuar me nivel më të mirë të zhvillimit të trurit tek ata.

Lifestyle

02/08/2016 04:20

Gjetjet treguan se foshnjet të cilat janë ushqyer me qumësht të gjirit në ditët e para të jetës së tyre kishin zhvillim më të madh të zonës përpunimin dhe transmetimin e sinjaleve nervore, përcjellë lajmi.net

Më tej, studimi ka gjetur se qumështi i gjirit gjithashtu ndihmon në përmirësimin e rezultateve njohëse deri në moshën 7 vjeçare.

“Të dhënat tona mbështesin teorinë e ushqyerjes me qumësht të gjirit foshnjet e lindura para kohe sidomos në kohën neonatale të kujdesit intensiv spitalor”, tha autori kryesor i studimit Mandy Brown Belfort, neonatolog, në Brigham dhe në spitalin e grave në Massachusetts, SHBA.

“Shumë nga nënat e foshnjeve të lindura para kohe e kanë problem të ushqyerit me gji për foshnjet e tyre, por ne duhet të punojmë maksimalisht për t’u siguruar që këto nëna të jenë të afta për të përmbushur nevojat e foshnjeve të tyre me qumësht”, shtoi ai.

“Studimi nuk është i rëndësishëm vetëm për nënat dhe foshnjet, por edhe për spitalet, familjarët dhe më gjerë, për shkak se tani dihet ndihma të cilën ne mund t’ua japim atyre”, thanë studiuesit.

Për këtë studim, janë analizuar 180 foshnje të lindura para kohe, deri në moshën kur ishin 7 vjeç./lajmi.net