Qumështarët kosovarë kërkojnë bojkotimit e produkteve të importuara (Foto/ Video)

Qindra prodhues dhe përpunues të qumështit kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, ku kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Lajme

30/06/2015 14:27

Ata kanë kërkuar që të mbrohen prodhimet vendore dhe të largohen produktet e qumshtit të importuara, që sipas tyre, janë të dëmshme për konsumatorin.

Në protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë, qumështarët u shprehen se me këtë situatë po rrezikohen edhe qindra vende të punës, duke bërë thirrje nga Qeveria që t’i plotësojë kërkesat e tyre.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Naser Bajraktari, tha se është në interes të të gjithëve që të mbrohen prodhimet vendore dhe mos të humben vendet e punës.

“Është interes i të gjithëve, interes i Qeverisë së Kosovës për t’i ruajtur këto vende të krijuar të punës dhe për të rritur numrin e tyre”.

“Edhe sot kemi dalë për të kërkuar që Qeveri t’i mbrojë investimet e veta brenda këtij sektori dhe të na mundësojë një treg të barabartë në të gjitha prodhimet e qumështit”.

“Kurse produktet tjera që tregtohen si prodhime të qumështit të hetohen nga instancat më të larta”, tha Bajraktari, transmeton lajmi.net.

Qumshtaret_7

Kurse, kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të qumështit, Ramadan Memaj, ankohet se kërkesat e tyre kanë mbetur jashtë agjendës së Qeverisë.

“Kërkesat tona për ndalimin e shkeljes së ligjit me produkte që vinë nga importi, kërkesat për ndalimin e produkteve që janë të pasigurta për konsumatorin, kërkesat për aplikim e masave mbrojtëse në mënyrë që të krijohet një konkurrencë e drejt e lirë e barbarët, mbesin krejtësisht jashtë Qeverisë së Kosovës”.

“Qeveria e Kosovës nuk dëshiron t’i zgjidhë problemet tona dhe kjo tashmë është e qartë”, tha Memaj.

Ai ka shtuar se Qeveria i pranon si të drejta shqetësime dhe kërkesat e tyre, por që nuk interesohet për to.

Qumshtaret_5

Në shenjë pakënaqësie ata e kanë derdhur qumështin në qendër të Prishtinës, dhe po ashtu kanë dhuruar qumësht falas për të internuarit.

Qumështarët kanë paralajmëruar se protestën e radhës do ta mbajnë me 4 korrik.

YouTube player