Qumështarët: Do të bllokojmë kufijtë me traktorë e me lopë

Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit u kanë dhënë ultimatum institucioneve përgjegjëse të vendit që brenda pesë ditëve të ardhshme t’ua plotësojnë kërkesat, në të kundërtën do të bllokojnë pikat kufitare. 

Lajme

27/07/2014 11:06

Ramadan Mema, kryetar i Shoqatës se Përpunuesve të Qumështit, ka thënë për gazetën Tribuna se kanë kërkuar nga autoritetet kompetente që t’i mbrojnë prodhimet vendore, siç është e paraparë me rregullore dhe marrëveshje të nënshkruara. Ai ka sqaruar se kanë pasur takim me institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi.

“Na kemi pasur një takime me zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe e kemi pasur një diskutim. Ata kanë kërkuar pesë ditë kohë në mënyrë që të ndërmarrin diçka, ne jemi skeptikë që do të ndodhë diçka”, është shprehur ai për Tribuna. 

Ai ka paralajmëruar ndërprerjen e grumbullimuit të qumështit nga 29 korriku, kurse më 31 korrik një protestë. nëse këto nuk japin efekt, qunmështarët kanë paralajmëruar edhe bllokimin e pikave kufitare me traktorë dhe me lopë.