Quintero pranë Arsenalit

Arsenali pritet ta transferojë Juan Fernando Quinteron. Sensacioni i Botërorit do të fluturojë drejt Londrës për ta kompletuar transferimin nga Porto.

Sport

01/08/2014 00:50

Arsenal është afër transferimit të sensacionit kolumbian, Juan Fernando Quintero, ndërsa futbollisti i Portos pritet të fluturojë shumë shpejt drejt Londrës, për ta kompletuar transferin.

Gunners flitet se do t’i paguajnë 15,8 milionë funte për lojtarin, ndërsa mediat portugeze sigurojnë se marrëveshja në mes palëve është arritur.

21 vjeçari pritet të arrijë në Londër të hënën. Ai është njëri prej talentëve më të mëdhenj në botë, ndërsa më parë për të interesim kishin shprehur edhe Real Madridi e Barcelona.