QuickOffice nga Google

Google ka lëshuar në përdorim programin Quickoffice mobile për iOS dhe Android, i cili është pa pagesë. Ky program i lejon shfrytëzuesit të punojnë me dokumente të ruajtura në formatet e Microsoft Office.

Auto & Tek

20/09/2013 14:10

Të enjten, më 19 shtator, Google deklaroi se programi Quickoffice mobile është pa pagesë për të gjithë ata të cilët kanë llogari ne Google. Me herët ky aplikacion ka qenë pa pagesë vetëm për shfrytëzuesit e bizneseve, kurse të tjerët kanë paguar nga 14.99$ – 19.99$ për versionet Pro dhe Pro HD.

Si bonus, Google është duke ofruar 10GB hapësire për 2 vjet për të gjithë ata të cilët regjistrohen në Google për të shkarkuar Quickoffice deri me datë 26 Shtator.

Quickoffice për iOS dhe Android i lejon shfrytëzuesit t’i lexojnë, krijojnë dhe editojnë dokumentet e Microsoft Office Excel, Word dhe PowerPoint në telefona mobil. Aplikacioni gjithashtu është i integruar në Google Drive ashtu që mund t’u qaseni dokumenteve me të gjitha pajisjet.

Google e ka blere Quickoffice në qershor 2012 dhe që nga atëherë i ka rritur investimet në zhvillimin e këtij programi.