A quhet dështim nëse Shqipëria se mund Izraelin? Përgjigjet De Biasi

Gianni De Biasi ka mbajtur konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me Izraelin.

Sport

11/11/2016 20:12

Njëra ndër pyetjet që iu parashtrua trajnerit italian të Kombëtares Shqiptare, ishte nëse do të cilësohej dështim nëse ekipi i tij nuk mposht Izraelin.

“A ka nevojë për përgjigje një pyetje e tillë? Kush është që nuk kënaqet kur provon të fitojë? Pastaj në fund shohim rezultatin dhe flasim. Ju jeni gati të bëni procese që nuk vlejnë tani. Le të shohim ndeshjen dhe pastaj e komentojmë, unë jam i bazuar te faktet”, është përgjigjur De Biasi, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.