Qualcomm zbulon detajet për projektin e ri Google Tango

Project Tango nga Google është përpjekja më interesante në hapësirën e vizionit kompjuterik. Pajisja do të ketë potencial raketor, duke kombinuar realitetin e zmadhuar dhe duke bërë aplikacionet e tilla të jenë më të sofistikuara.

Auto & Tek

04/01/2017 01:19

Deri tani, ka ekzistuar vetëm një pajisje Project Tango nga Lenovo e cila ka debutuar si Phab 2 Pro vitin e kaluar. Ndërkohë që tani, Qualcomm sapo ka zbuluar pasardhësin e kësaj pajisje. Pajisja e re Project Tango do të jetë Asus Zenphone VR.

Kjo pajisje e paraparë të njoftohej në CES gjatë kësaj jave, është shfaqur nga Qualcomm në një postim që më pas është fshirë.

Sipas Qualcomm, Asus Zenphone VR do të paketojë procesorin Snapdragon 835. Ky procesor gjendet në pajisjen premium Google Pixel si dhe në Asus Zenphone 3.

Pajisja poashtu do të debutoj me pajisjen Daydream dhe Tango dhe do të mund të punoj me aplikacionet VR të Daydream si Google Street View, YouTube, Netflix, Hulu dhe HBO. Poashtu, pajisja do të ketë mundësi të mbështes lojërat si Fantastic Beasts and Where to find them, Need for Speed dhe Gunjack 2.

Për më shumë, Evan Blass ka postuat në Twitter fotot e pajisjes, kështu që pas lansimit zyrtar të telefonit nga Asus, vështirë se do të ketë ndonjë surprizë.