Qualcomm padit katër prodhuesit e kontraktuar nga Apple

Qualcomm Inc ka paditur Foxconn Technology Group dhe tri kompani të tjera të kontraktuara nga Apple për prodhim për mos pagesë për prodhimin e iPhone të fundit.

Auto & Tek

17/05/2017 23:45

Prodhuesit e tjerë të paditur nga Qualcomm janë Pegatron Corp, Wistron Corp dhe Compal Electronics Inc.

Apple ka paditur Qualcomm për ekzagjerim të çmimeve për çipe dhe refuzimin e pagesës rreth 1 miliard dollarë, ashtu siç kishte premtuar.

Qualcomm ka thënë në padi se Apple është duke tentuar që ta detyrojë kompaninë që të pranojë një “kërkesë të paarsyeshme për një licencë nën çmimin e tregut”.

Qualcomm është prodhuesi më i madh i çipeve për smartfonë, dhe furnizon Apple dhe Samsung Electronics Co Ltd për çipa modern dhe wireless për telefona.