Quagliarella rifiton ftesën nga kombëtarja e Italisë

Fabio Quagliarella duket se do ta rifitojë ftesën për paraqitje me kombëtaren e Italisë.

Sport

23/12/2018 15:31

Sulmuesi i Sampdorias ka realizuar në secilën prej shtatë ndeshjeve të fundit në Serie A.

Kështu, në moshën 36 vjeçare ai është afër që të fitojë përsëri vendin në formacionin e Italisë, shkruan “Football Italia”, transmeton lajmi.net.

Quagliarella është bërë italiani i parë që shënon në shtatë ndeshje radhazi në Serie A, që nga Di Natale në vitin 2010.

Raportohet se Roberto Mancini është duke shikuar mundësinë për ta ftuar në kombëtare lojtarin. /Lajmi.net/