Quagliarella para Balotellit

Mario Balotelli nuk u ftua në ekipin e Italisë as pas lëndimit të Pablo Daniel Osvaldos. Selektori Antonio Conte ka angazhuar përforcimin e ri të Torinos, Fabio Quagaliarella.

Sport

02/09/2014 16:46

Mario Balotelli sërish është injoruar nga selektori Antonio Conte i cili ka ftuar Fabio Quagliarellan në vend të Pablo Daniel Osvaldos së lënduar, për miqësoren kundër Holandës të enjten dhe duelit kualifikues për Euro 2016 kundër Norvegjisë.

Balotelli befasisht përfundoi jashtë ekipit prej 27 futbollistëve të përzgjedhur nga Conte. Por, ai nuk u ftua në skuadër as pas lëndimit të Osvaldos.

Conte ka përzgjedhur sulmuesin e ri të Torinos, Quagliarella, i cili së fundmi ishte pjesë e Azzurrëve në nëntor 2010.

Conte e njeh mirë 31-vjeçarin me të cilin ka punuar gjatë periudhës trevjeçare sa ishte në drejtim të Juventusit.