QPR pranë Borinit

Raportet më të fundit tregojnë se skuadra e promovuar sivjet në Premier Ligë, Queens Park Rangers, ka bërë ofertë prej 10 milionë funte për italianin e Liverpool, Fabio Borini.

Sport

01/09/2014 18:22

Sipas këtyre raporteve, Liverpool ka pranuar ofertën pasi lojtari nuk është në planet afatgjate të Brendan Rodgers. 

Kështu, ka mbetur që QPR të i përmbushë kërkesat eventuale që italiani mund të ketë.

Borini është transferuar në Liverpool në vitin 2012, kur cilësohej si një lojtar shumë premtues, por ka bërë vetëm 13 paraqitje me klubin.

Së fundmi ai ka qenë i huazuar në Sunderland. Tifozët e kësaj skuadre shpresonin se ai do të vazhdonte të luante për skuadrën e tyre, por kjo si duket nuk do të ndodhë.