Qorrolli: Kerry sot dha “flakaresha” politike dhe juridike

Profesori i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Vigan Qorrolli e ka komentuar vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry për të cilin thotë se ka dhënë disa “shuplaka politike”, transmeton gazetablic.com

Lajme

02/12/2015 21:16

Po ashtu, cilësoj se Kerry i dha edhe disa “flakaresha juridik” për sistemin e çoroditur kosovar të drejtësisë.

Ky është komenti i plotë i Vigan Qorrollit:

Përveç disa “shuplakave politike,” John Kerry, sot i dha edhe disa “flakaresha juridik” për sistemin e çoroditur kosovar të drejtësisë.

“Me lidhje më të ngushta me Evropën, me infrastrukturë më të mirë dhe një sistem më të fortë të drejtësisë – Kosova do të tërheqë më shumë investime të huaja.

Paratë duan të dinë se ku do të shkojnë, njerëzit që e kanë paranë duan besim në sistem gjyqësor. Ata duan besueshmëri për kontratat e tyre. Duan besueshmëri se mund t’i zgjidhin dallimet, poashtu ata duan të kenë besim se në rast të investimit të tyre – veç të bërit disa para më shumë, të krijojnë vende pune më tepër dhe ta ndajnë begatinë e tyre me ata të cilët i punësojnë.”