Qofte me patate dhe vezë (Receta)

Shumë e lehtë të përgatitet.

Lifestyle

11/05/2016 04:57

Përbërësit:

6 vezë të ziera
3 patate mesatarisht të ziera
2-3 qepë të reja
2 ve të freskta
1 lugë schmand
1 lugë miell
1 lugë therime buke (prezlle)
Krip, piper të zi dhe vaj për fërgim.

Përgatitja:

Qerohen vezët dhe patatet dhe grihen në katrorë të imët dhe kësaj mase i shtohet qepa e grirë imët, vezët e freskta, schmandi, mielli, prezllet dhe kriposen me kripë dhe piper sipas shijes dhe fitohet një masë homogjene. Pastaj merren me lugë dhe formohen toptha të vegjel me dorë dhe fërgohen në vaj të nxehtë. Nuk ka nevojë të fërgohet shumë sepse pothuajse të gjithë përbërësit janë të gatshëm./recetagatimi