QKUK po heton rastet e vdekjeve në klinikat kirurgjikale – Lajmi.net
QKUK po heton rastet e vdekjeve në klinikat kirurgjikale
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 15:32, 12 September 2017
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim pune me drejtorët e klinikave kirurgjikale, anesteziologët , zyrtarë të barnatores qendrore dhe sektorit teknik.

Në takim u diskutua në lidhje me punën në bllokun operativ kirurgjikal, me theks të veçantë në lidhje me rastet e fundit të raportuara nga klinikat përkatëse, si komplikime të mundshme të gjendjes shëndetësore të disa pacientëve pas operacionit, të ndodhura në ditët e fundit.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, pas diskutimeve që u bënë sot, por edhe konsultimeve të ditëve të kaluara, u vendos që përmes komisioneve të formuar nga QKUK lidhur me këtë çështje, të bëhen hulumtimet e detajuara të bazuara në raporte profesionale përkatëse.

Pas kryerjes së punës së komisioneve profesionale lidhur me çështjen, QKUK do dalë me konstatimin përfundimtar.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO