QKUK pa kardiolog

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka vendosur të heshtë bojkotin e disa specialistëve të Klinikës se Kardiologjisë.

Lajme

22/11/2014 08:25

Menaxhmenti i këtij institucioni ende beson se dy nga këta mjekë, Irfan Daullxhiu dhe Hajdin Çitaku, “janë të sëmurë”, ndonëse “Koha Ditore” para tri javësh kishte arritur të konfirmonte se ata punonin në ordinanca private në periudhën kur “për arsye shëndetësore” kishin marrë pushim.

Sipas menaxhmentit këto të dhëna i ka gazeta, por nuk i kanë ata.

Para me shumë se një muaji shërbimi i Kardiologjisë Invazive ka mbetur në duart e vetëm një mjeku, i cili kishte vendosur që të mos e bojkotonte punën në këtë klinikë.

Përveç këtyre dy mjekëve, edhe shefi tyre, Sami Gjoka, është në pushim mjekësor që nga data 17 tetor, ndërsa edhe Basri Sejdiu ka marrë pushim pa pagesë për gjashtë muaj.