QKK hapë thirrje për projektet kinematografike

Afati i fundit për depozitimin e projekteve do të jetë data 31 mars, shkruan KultPlus.

ShowBiz

09/02/2017 14:53

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton për hapjen e sezonit të konkurrimit të projekte kinematografike për: Filma të kategorisë Indipendent: filma artistik me metrazh të gjatë, artistik me metrazh të shkurtër, dokumentar dhe të animuar, si dhe filma artistikë të metrazhit të gjatë, të kategorisë Minority Coproduction.

Në zbatim të ligjit “Për kinematografinë”, vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurrim.

Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurrim, duhet të jenë të regjistruara në QKK për vitin kalendarik 2017.

Për më shumë informata mund të vizitoni faqen web të QKK, si dhe link nationalfilmcenter.gov.al/juridik/rregullore-e-qkk-se/, në të cilën ndodhet Rregullorja e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ku përshkruhen rregullat dhe kriteret për aplikimin.

Aplikimi i projekteve do të bëhet online në faqen: www.filmcoproduction.com.

Afati i fundit për depozitimin e projekteve (online) do të jetë data 31 mars 2017.