QKK hapë konkurs për projekte filmike – Lajmi.net
QKK hapë konkurs për projekte filmike
Autori: Lajmi.net EntertainmentKulturë/Arte 10:51, 1 March 2017
Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur konkursin për mbështetje të projekteve filmike për vitin 2017.

Këtë vit hapen gjithsej 9 konkurse: konkursi për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar, konkursi për film të shkurtër të animuar, konkursi për film debutues të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik si dhe konkursi për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.

Afati i fundit për të aplikuar për mbështetjen e projekteve filmike është 31 mars 2017. Aplikimi bëhet në webfaqen e QKK-së.

Njëkohësisht hapet edhe njoftimi për regjistrimin e shtëpive filmike në QKK i cili do të jetë i hapur deri më datën 24 mars 2017. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: QKK

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Berry Rush
  • Play World Soccer Champion
  • Play Pro Kicker Frenzy