Qindra të zhdukur nga fundosja e anijes në Korenë Jugore

Afro 300 veta konsiderohen të zhdukur pas fundosjes së një anijeje në pjesën jugperëndimore të bregdetit të Koresë Jugore. Në anije ishin 450 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, kur ajo u fundos të mërkurën në mëngjes.

Bota

16/04/2014 11:05

Nuk është e qartë se çka e shkaktoi këtë fundosje, raporton Radio Evropa e Lirë.

Zyrtarët thanë se 325 vetë në anije ishin studentë nga një vendbanim afër kryeqytetit Seul.

Dhjetëra anije, helikopterë dhe zhytës, u janë bashkuar kërkimeve për t’i gjetur ata që eventualisht kanë shpëtuar.

Marina e Shteteve të Bashkuara njoftoi se një anije e saj, poashtu, do t’i bashkohet operacionitt të kërkimit.

Raportet në Korenë Jugore thonë se konsiderohet se shumë njerëz janë zënë brenda anijes, në çastin kur ajo është fundosur.