Qindra serbët shënojnë përvjetorin e betejës së Kosovës

Qindra qytetarë serbë nga Kosova dhe Serbia janë mbledhur në Gazimestan për të shënuar përvjetorin e Betejës së Kosovës apo "Vidovdanin".

Lajme

28/06/2017 13:57

Për të penguar ndonjë incident gjatë këtij tubimi janë angazhuar një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në Gazimestan kanë ardhur një numër i madh i qytetarëve nga Serbia me autobusë dhe vetura private.

Për çdo vit, qytetarë serbë nga Kosova dhe Serbia mblidhen në këtë lokacion ku besohet se është zhvilluar Beteja e Kosovës e vitit 1389.

Në këtë betejë kundër ushtrisë osmane është vrarë Sulltan Murati.

Historianët serbë pretendojnë se kjo betejë është zhvilluar mes Ushtrisë Osmane dhe asaj serbe.

Ndërsa, sipas historianëve të ndryshëm, në këtë betejë janë përballur Ushtria Osmane dhe një koalicion ushtarak i princërve të krishterë të Ballkanit.

Sikur edhe herëve të tjera, edhe sot janë mbajtur liturgji nga priftërinj ortodoksë./Kallxo.com