Qindra qytetarë të Gazës, natën e Kadrit do ta kalojnë në Xhaminë Aksa

Qindra palestinezë të cilët dëshirojnë ta kalojnë natën e Kadrit në Xhaminë Aksa, janë nisur nga Gaza drejt Jerusalemit.

Bota

13/07/2015 20:17

Drejtori i Administratës së Pikës Kufitare në Gaza, Abu Sabha në një deklaratë për gazetarin e Anadoly Agencisë tha se “800 palestinezë mbi moshën 60 vjeç të cilët me rastin e natës së Kadrit janë lejuar nga Izraeli të kalojnë në Xhaminë Aksa, janë nisur me autobus nga Pika Kufitare Bejt Hannun drejt Jerusalemit”.

Theksohet gjithashtu se për vizitat tradicionale gjatë Fiter Bajramit një numër i përcaktuar i palestinezëve do të lejohen në kalimet e ndërsjella mes Bregut Perëndimorë dhe Gazës.

Afërsisht 2 milionë palestinezë të cilët jetojnë në Rripin e Gazës, që prej 8 vitesh ndodhen nën bllokadën e Izraelit.