Qindra qytetarë marrin pjesë në funeralin e foshnjës së vdekur (Foto)

Vajzat fillojnë të luajnë me kukulla që në moshë shumë të re, për të praktikuar artin e amësisë. Por çfarë i detyron ato që të marrin masa drastike kur fëmijët të kenë lindur?

Bota

23/01/2017 23:29

Në shkurt të vitit 2016, disa udhëtarë mes Universitetit Parks dhe Marston, Oksford ishin tmerruar kur e kanë gjetur fëmijën e vogël të mbështjellë në një qese të zezë, të shtrirë përgjatë rrugës, transmeton lajmi.net.

The baby girl was in a black bag on a pathway

Skena ishte shokuese dhe e tmerrshme. Ata menjëherë i njoftuan autoritetet dhe detektivi Jim Holmes bëri fotografitë.

Ai ishte prekur shumë, sidomos nga sytë e vajzës, të cilën e quajti Raihana, që do të thotë Lule e Parajsës.

“Duke pasur dy fëmijë, e di sa e vështirë është që t’ju vësh një emër. Mirëpo në këto rrethana ishte e rëndësishme t’i vihej një emër, ky do të jetë i vetmi përkujtim për të,” tha Holmes.

Holmes bëri më të mirën e tij për të gjetur familjarët, që t’i njoftojë për ta marrë foshnjen e vdekur. Ai gjithashtu bëri apel në publik për ndihmë që të gjejnë lokacionin e familjes përmes konferencave për shtyp.

Mirëpo askush nuk kishte ardhur…
Jim Holmes, the inspector in charge of the investigation named her Raihana.

Kështu, Këshilli i qytetit dhe Policia, së bashku aranzhuan funeralin për vajzën. Ata vendosën që ta varrosnin vajzën në orën 1, të martën e 18 tetorit, 2016.

Holmes nuk ishte i sigurt se do të vinte ndokush në varrimin e foshnjes. Mirëpo, kur pa qindra persona duke ardhur edhe nga të gjitha shtetet e Amerikës, ai u prek shumë. Njerëzit shprehën respektin e tyre, duke vendosur petale trëndafili dhe lule të tjera në tokë.

Finally, the police department and city council chose to give Raihana a proper burial.

Një trëndafil i bardhë ishte vendosur mbi kufin dhe në pllakë ishte e shënuar “Foshnja Rihanna, e lindur në gjumë, shkurt 2016.”

Shumë njerëz vendosën lodra, lule, shënime pranë varrit të foshnjes Rihanna.

Detektivi i kishte bërë një premtim foshnjes. Që pavarësisht të gjithave, do ta gjente nënën e saj. /Lajmi.net/

"For someone who was on the earth for such a short time, you have touched the hearts and minds of the community and the entire country," Holmes said

“Her mother unfortunately has not come forward so we know nothing about her family or her heritage. We are giving her a home in our hearts," Holmes added.