Qindra peshq bien nga qielli në Sri Lankë

Fshatarët kanë mbetur të habitur pasi qindra peshq kanë rënë nga qielli në Sri Lankë.

Fun

09/05/2014 19:20

Ata gjetën peshq të ngordhur dhe të gjallë në total prej 50 kilogramësh, të cilët janë një mall mjaft i çmuar në këtë ishull dhe besohet se janë të mirë për t\’u ngrënë.

Një komunitet në perëndim të Sri Lankës mbetën të habitur por njëkohësisht edhe tejet të kënaqur kur u goditën nga një shi i furishëm me peshq.

Një fshat në Chilaw njoftoi se një stuhi kishte lënë pas qindra peshq nëpër rrugë, bar dhe nëpër kulmet e shtëpive.

Por kjo nuk është hera e parë që në këtë vend ka rënë shi me peshq, pasi që në vitin 2012 në jug të Sri Lankës kishte ndodhur një ngjarje e ngjashme.