Qindra pёrkrahёs tё Macron distancohen prej tij – Lajmi.net
Qindra pёrkrahёs tё Macron distancohen prej tij
Autori: Lajmi.net BotaLajme 8:56, 15 November 2017
Pikёrisht nё jubileun e gjashtёmujorit qindra pёrkrahёs tё presidentit Macron deklarojnё se distancohen nga mbёshtetja pёr tё. Nё njё letёr tё hapur ata kritikojnё stilin autoritar brenda lёvizjes sё tij.

Pikёrisht nё jubileun e gjashtёmujorit qindra pёrkrahёs tё presidentit  Macron deklarojnё se distancohen nga mbёshtetja pёr tё. Nё njё letёr tё hapur ata kritikojnё stilin autoritar brenda lёvizjes sё tij.

“100 demokratёt” e quan veten grupi i kryengritёsve, ndёr tё cilёt bёjnё pjesё edhe disa pёrfaqёsues tё zgjedhur lokalё. Nё njё letёr tё hapur, e cila u bё publike nga radioja France info, shprehren kritika tё qarta, qё drejtohen ndaj Emmanuel Macron dhe kryesisё sё aleancёs sё tij.

Ndёr tё tjera nё letёr thuhet, se lёvizja e Macron “La République en Marche” (LREM) qёkurse ai ka marrё postin nё maj i ka shkelur parimet e saj. Nё vend tё demokracisё sё bazёs, ёshtё etabluar njё “sundim i elitave”.

Krahasim me “Ancien Régime”

Nё letёr gjithashtu bёhet fjalё pёr “arrogancё” tё atyre qё janё me pёrgjegjёsi nё LREM si dhe pёr “kёrcёnime” dhe “pёrpjekje pёr shantazh” ndaj anёtarёve tё angazhuar. Strukturat autoritare tё kujtojnё “Ancien Régime”. Njёkohёsisht, sipas pёrpiluesve tё letrёs sё hapur, ёshtё krijuar pёrreth Macron si shpresёdhёnёsi politik “kulti i individit”.  “100 demokratёt” kritikojnё edhe procedurёn pёr zgjedhjen e kryetarit tё ri tё partisё, qё do tё zhvillohet tё dielёn (19.11) nё kuadёr tё kongresit tё parё tё LREM. Zёdhёnёsi i deritanishёm qeveritar, Christophe Castaner, ёshtё i vetmi kandidat pёr postin, njё votim ku do tё  marrin pjesё tё gjithё rreth 380.000 anёtarёt, nuk ёshtё parashikuar. Me kёtё mohohet “parimi i zgjedhjeve demokratike, qё ёshtё shenjtёruar pёrmes revolucionit francez dhe kushtetutёs”, thuhet mё tej nё letrёn e hapur tё “100 demokratёve”. /dw/

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Bow Master Japan
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball