Qindra mijëra peshq të ngordhur dalin mbi sipërfaqen e liqenit Cajititlan (Foto)

Qindra mijëra peshq kanë ngordhur në liqenin Cajititlan, të Meksikës, ndërkohë që kanë shpërthyer polemikat ndërmjet autoriteteve lokale dhe atyre qendrore për atë se çfarë e ka shkaktuar këtë katastrofë natyrore.

Bota

01/09/2014 17:36

Autoritetet lokale pohojnë se ngordhja e peshqve në Cajititlan mund të jetë “cikël natyror”, por sekretari për mjedisin i shtetit meksikan të Jalisco-s, Maria Magdalena Ruiz Mejía, ka thënë se ajo që thonë autoritetet lokale është thjeshtë e pamundur.

Pothuajse 50 tonë peshq janë larguar nga liqeni, ndërkohë që operacioni i pastrimit po vazhdon, raporton BBC.

Sekretar për Mjedisin, Mejía, ka thënë se sipas hetimeve të para del se kjo fatkeqësi natyrore është shkaktuar nga menaxhimi i dobët i ujit të liqenit.

Ai ka thënë se shkaktar i ngordhjes së peshqve mund të jetë rrjedhja e ujërave të zeza nga impiantet që ndodhen pranë liqenit, për cfarë ka thënë ai, e kanë paralajmëruar qeverisjen lokale edhe në të kaluarën.

Liqeni Cajititlan është nëntë kilometra i gjatë, dy kilometra i gjerë dhe ndodhet rreth 500 kilometra në perëndim të Mexico City. /lajmi.net/