Qindra mijëra kosovarë të papunë, zyrtarët me dy e më shumë rroga!

Edhe pse gjendja ekonomike e sociale në vend nuk është në nivelin e duhur, politikanët e favorizuar uzurpojnë dy e më shumë vende të punës.

Lajme

17/10/2014 08:59

Përderisa vijnë shumë kritika nga raportet ndërkombëtare se Kosova ka numrin më të lartë të papunësisë në Evropë, në të njëjtën kohë një pjesë e madhe e zyrtarëve të lartë publikë i mbajnë nga dy e më shumë pozita zyrtare, shkruan Kosova Sot.

Kjo, pa dyshim, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile ndikon në numrin e të papunëve. Por, ky fenomen nuk është i ndaluar me ligj, që do t’u pamundësonte zyrtarëve të lartë mbajtjen e dy posteve.

Bazuar në të dhënat e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni, vetëm këtë vit ky institucion ka deponuar pesë raste një ga viti i kaluar dhe katër raste jnë deponuar këtë vit.

“Punësimi i shumëfisht nuk është ligjërisht i sanksionuar, është kërkesë e vazhdueshme e Agjencisë që kjo të rregullohet me ligj”, ka thënë Preteni.

Sipas tij, Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit është në fazën e amendamentimit në Kuvend, arsyet e mostrajtimit veç janë të njohura.