Qeverisje ndryshe për Istogun

Kandidati i PDK’së për Kryetar të Komunës së Istogut, Shasivar Haxhijaj tha se prioritetet e tij, në rast se zgjidhet kryetar, do të jenë zhvillimi ekonomik, bujqësia, blegtoria, arsimi dhe infrastruktura.

Lajme

27/10/2013 12:22

Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 3 nëntorit në Istog.

Në tubimin përmbyllës Kandidati i PDK’së për Kryetar të Komunës së Istogut, Shasivar Haxhijaj premtoi qeverisje ndryshe në këtë komunë.

“Prioritet do ta ketë zhvillimin ekonomik, bujqësinë, blegtorinë, arsimimin dhe infrastrukturën”.

“Me angazhimin tim, qytetarët e Istogut shumë shpejt do ta zgjidhin problemin e mungesës së ujit të pijshëm”.

Ai premtuar se në rast se zgjidhet Kryetar i Komunës së Istogut, këtij vendi do t’i kthejë, siç u shpreh, krenarinë, ndër të tjera duke e ndërtuar sheshin në qendër të Istogut të quajtur “Skënderbeu”.

Haxhijaj, po ashtu, ka thënë se në kuadër të Gjimnazit “Haxhi Zeka” do të ndërtohet edhe një palestër sportive.

Ndër të tjera, Haxhijaj u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që më 3 nëntor të votojnë për PDK’në, për Istogun Evropian, duke u shprehur i bindur në fitore.

Mbështetje Haxhijajt në këtë tubim i ka dhënë edhe Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Ai tha se qytetarët e Istogut duhet të votojnë për Haxhijajn, i cili do të qeverisë më mirë me këtë komunë.

“Për t’i mbështetur projektet e përmendura nga Haxhijaj, në Istog ka ardhur edhe Ministri i Financave, Besim Beqaj”.