Qeverisë së Kosovës do t’i shtohen edhe dy zëvendësministra

Partia e komunitetit turk, KDTP i ka rekomanduar dy emra kryeministrit Ramush Haradinaj për pozitat e zëvendësministrave.

Lajme

12/12/2017 17:17

E gjithë kjo në bazë të marrëveshjes së arritur mes partisë turke dhe Haradinajt me rastin e arritjes së marrëveshjes për krijimin e qeverisë.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, Ertan Simitci anëtarë i kryesisë së partisë turke KDTP.

Kadir Hüseyin është propozuar për zëvendësministër të Shëndetësisë, i cili ka qenë në këtë pozitë edhe gjatë kohës sa ishte kryeministër Isa Mustafa.

Kurse, Nuhi Morina i propozuar për zëvendësministër, nuk i është specifikuar ministria duke i lënë në dorë përzgjedhjen e pozitës kryeministrit Haradinaj.

Ndërkaq jozyrtarisht Telegrafi mëson se KDTP preferon që Morina të jetë zëvendësministër i Bujqësisë.

Kujtojmë se komuniteti turk në kabinetin qeveritar udhëheq me ministrinë e Administratës Publike, ku ministër është Mahir Yagcilar.