Qeveria zgjidh problemin me qentë endacak, AVU do të merret me kontrollin e tyre

Qeveria e Kosovës u ka vazhduar mandatin kryeshefave të disa agjencive, kryeshifit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kryeshifit ekzekutiv të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Lajme

13/10/2017 15:14

Mandati i është vazhduar edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Qeveria ka marr vendim që Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit (AVU) të merret me menaxhimin e kontrollin e qenve endacak, raporton lajmi.net.

Në bazë të këtij vendimi obligohen komunat që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme për trajtimin ruajtjen e mbrojtjen e qenve endacak. Komunat kanë obligim të trajtojnë këtë çështje, ndërsa agjencia do të mbikëqyrë dhe të ndërhyjë në këtë rast. /Lajmi.net/