Qeveria vendos për shpronësimin e pronave në Hade dhe Shipitullë

Qeveria e Kosovës, nën kryesimin e kryeministrin Ramush Haradinaj, ka marrë vendim për shpronësimin e pronave në Hade dhe Shipitullë.

Lajme

01/12/2017 09:48

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, tha se janë bërë gjithë proceset e nevojshme për shpronësimin e këtyre pronave, raporton Ekonomia Online.

“Departamenti i shpronësimit kërkon nga Qeveria të nxjerr vendim ekzekutiv për ligjshmërinë e procesit të shpronësimit për pronat e paluajtshme që preken nga zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për eksplatim të thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike për nevojat  e Korporatës Energjetike të Kosovës, në Hade dhe Shipitullë”, tha Reshitaj.