Qeveria turke akuzohet se po ndihmon kryengritësit sirianë (FOTO)

Gazeta turke “ Cumhuriyet”, ka akuzuar qeverinë për armatosjen e rebelëve siriane . Kjo gazetë ka publikuar në web faqe fotografi dhe video incizime, kamionë të shërbimit shtetëror ku bartin armë për kryengritësit.

Bota

29/05/2015 23:36

Qeveria turke, transmeton AFP, mohon kategorikisht pohimet se po ndihmon kryengritësit duke akuzuar me dhjetëra gjyqtarë, ushtarë dhe pjesëtarë të sigurisë që kanë qenë të përfshirë në hetimin e kamionëve duke pretenduar se me këto aksione kanë dashur ta rrëzojnë Qeverinë.

Foto ilusturese

Para disa muajsh Turqia ka arrestuar katër prokurorë që kanë urdhëruar kontrollimin e kamionëve në afërsi të kufirit me Sirinë në janar të vitit 2014 dhe tash ata gjenden në paraburgim duke pritur gjykimin.

Më shumë se 30 pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë që kanë marrë pjesë në hetimet e kamionëve gjithashtu me akuzën për spiunazh dhe tentim për ta rrëzuar qeverinë, transmeton agjencia franceze.

“Cumhuriyet” ka publikuar disa fotografi ku shihet se armët janë të prodhimit rus dhe nga vendet tjera të Bashkimit Sovjetik.

Foto ilusturese

Gazeta pretendon se në kamionët kanë bartur 1 mijë granata, 80 mijë copë fishekë për armë të lehta dhe të rënda dhe disa qindra minahedhës.

Prokuroria e Stambollit ka filluar menjëherë hetimet kundër gazetës me dyshimin për terrorizëm.

Qeveria më herët ka deklaruar se kamionët kanë bartur ndihma humanitare në Siri, ndërsa presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kontrollimin e kamionëve e ka quajtur tradhti.

“Këto janë informata të rëndësishme. Tash shihet se në kutia të metalta ka pasur armë. Këto fotografi janë shumë të këqija për imazhin e Turqisë”, ka thënë kreu i partisë opozitare Partia Popullore Republikane Kemal Kiliçdaroglu për AFP.

“Ata që dërgojnë ilegalisht armë për vendet myslimane kanë gjak në duart e tyre:, ka thënë ai duke akuzuar Turqinë se po ndihmon xhihadistët e ISIS-it.

Turqia ka mohuar se ka ndihmuar xhihadistët siç janë ata të ISIS-it por ka shprehur dëshirën për ta rrëzuar kryetarin e Sirisë Bashar Al Asad.