Qeveria: S’ka krizë institucionale, ka dhunë opozitare(Video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, si dhe Zëvendëskryeministri i parë Hashim Thaçi janë deklaruar për media menjëherë pas përfundimit të takimit të thirrur nga presidentes Ahtifete Jahjaga.

Lajme

19/10/2015 16:58

Sipas kryeministrit Mustafa, në Kosovë nuk jemi në ndonjë krizë institucionale, por realisht jemi në një gjendje ku opozita po tenton të bllokoj dhunshëm institucionet, raporton lajmi.net.

“Nuk kemi krizë parlamentare as institucionale. Kemi tentim që të pengohet me dhunë. Ne përkrahim çdo iniciativë që ndërmerr Presidentja, por mendojmë që opozita të veprojë vetëm sipas ligjeve dhe kushtetutës”, ka thënë Mustafa.

Njëjtë mendon edhe zëvendëskryeministri Thaçi.

“Nuk ka krizë, ka dhunë nga ana e opozitës. Do respektojmë të gjitha marrëveshjet e arritura deri këtu”, ka thënë Thaçi, raporton lajmi.net.

Ndërkaq të dy krerët e koalicionit qeveritar, pas deklaratave të tyre, nuk kanë pranuar të përgjigjen më tutje në pyetjet tjera të gazetarëve. /lajmi.net

YouTube player