Qeveria siriane kërcënon

Delegacioni i Qeverisë siriane ka kërcënuar se do të ndërpresë bisedimet e paqes që po zhvillohen në Gjenevë, nëse diskutimet “serioze” nuk fillojnë të shtunën. Bisedimet kanë pasur probleme pasi që të dyja palët janë “ngulitur” nëpër pozicionet e tyre.

Bota

24/01/2014 15:07

Ministri i Punëve të Jashtme, Walid Muallem ka kërcënuar nëpërmjet medias shtetërore siriane, pasi që ekipi i tij ka mbajtur takim me negociatorin e Kombeve të Bashkuara Lakhdar Brahimi.

Mediat raportojnë se bisedimet kanë pasur probleme që në fillim, pasi që të dyja palët janë “ngulitur” nëpër pozicionet e tyre.

Në ditën e tretë të konferencës së Gjenevës, e cila njëkohësisht është dita e parë kur palët negociuese janë në rrugën e bisedimeve të sinqerta.

Është një shpresë për një mundësi që të dy palët të ulën dhe të bisedojnë së bashku, por Ministri Brahimi tha se bisedimet do të zhvillohen ndarazi.

Delegacioni nga Damasku është ankuar për deklarimet nga homologu i tij kundërshtar, Ahmed Jarba, i cili tha se Presidenti Bashar al-Assad dhe regjimi i tij ishte një  “kufomë politike”, e cila nuk do të duhej të ishte pjesë e së ardhmes së Sirisë.

Bisedimet janë duke u zhvilluar gjoja për të impelementuar marrëveshjen e Gjenevës, por pikëpamjet e Qeverisë dhe opozitës janë diametralisht të kundërta dhe se bisedimet mund të merren më shumë si përpjekjet e para për një agjendë të përbashkët.

Lufta civile e Sirisë, deri më tani ka marr jetën e më shumë se 100 mijë civilëve, thuhet në raportet e Kombeve të Bashkuara.

Dhuna gjithashtu ka bërë që 9.5 milionë persona të zhvendosen nga shtëpitë e tyre, duke krijuar këtu një krizë humanitare, në Siri dhe në shtetet fqinje të saj.