Qeveria shtyn demarkacionin për kohë të pacaktuar, kërkohet debat (VIDEO)

Përfundon mbledhja urgjente e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës e thirrur për të debatuar lidhur me çështjet aktuale në vend.

Lajme

12/07/2016 19:41

Arban Abrashi, zëdhënës i LDK-së, tha se gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ndërsa bëri të ditur se mbledhja e Qeverisë e shtyrë për një kohë të pacaktuar, si nevojë për të vazhduar debatin.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se shtyrja e mbledhjes së Qeverisë, ku pritej të procedohej çështja e demarkacionit me Malin e Zi, nuk është bërë për shkak të mungesës së konsesusit brenda koalicionit qeveritar.

Duke komentuar deklaratat e disa deputetëve të PDK-së se çështja e demarkacionit duhet të shtyhet, Abrashi ka thënë se mendimi i partnerit në koalicion është se kjo çështje duhet votuar sa më parë, si një kusht për liberalizim të vizave, raporton lajmi.net.

“Ka qenë takimi kryesisë është debatuar rreth temave aktuale, ka të bëjë me çështjen e shënimit të kufirit me Malin e Zi e cila do të shkojë shumë shpejtë në Kuvend, është menduar se nevojitet me shumë debat rreth kësaj teme”.

“Është debatuar rreth vlerësimit të punës së ministrave, dhe amendamentimi i buxhetit duke u bazuar në vlerësimet e ekspertëve etj”.

“Faktet janë në anën tanë dhe ato do të prezantohet shumë shpejtë. Jemi në përputhje me qëndrimet e partnerëve të koalicionit. Kryeministri ka pasur raporte edhe me zyrtarë të Brukselit lidhur me këtë çështje”.

“Mbledhja do të shtyhet edhe për disa ditë. Shtyrja nuk ka të bëjë për çështjen e votave”, ka thënë Abrashi, raporton lajmi.net.

Zëdhënësi i LDK-së ka folur edhe për deklaratat e disa zyrtarëve të PDK-së brenda qeverisë të cilët kanë kërkuar zvogëlim të numrit të ministrave në Qeveri

“Është biseduar për zvogëlimin e kabinetit, nuk do të përmendi detaje. Janë disa ministri që duhet të shkurtohen dhe disa që duhet të bëhen bashkë”. /lajmi.net