Qeveria serbe, mesazh për Kosovën në 8 vjetorin e pavarësisë

Ministri i për Punë i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë sot se Serbia asnjëherë nuk do ta pranojë Kosovën si shtet i pavarur.

Lajme

17/02/2016 12:37

Me rastin e 8 vjetorin të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Vulin gazetarëe në Beograd ka thënë se Kosova nuk është shtet, pasi që as qytetarët në atë territor nuk e njohin atë.

“Problemi është se shumë fuqi të mëdha nuk i pranojnë gabimet e tyre dhe me këtë, e kanë të vështirë të pranojnë se kanë pranuar diçka që nuk është shtet”, ka thënë Vulin, transmeton lajmi.net.

Ky ministër serb propozuar që bashkësia ndërkombëtare të shqyrtojë edhe njëherë mundësinë e kthimit të Rezolutës 1244 të OKB./lajmi.net