Qeveria serbe garanton për Ivanovicin, Delibashicin, Veselinovic

Qeveria e Serbisë ka ofruar garanca që Oliver Ivanovic, Dragolub Delibashic, Llaza Llazic dhe Zharko Veselinovic, të cilët janë në burg, do të jenë në dispozicion të EULEX-it gjatë kohës sa do të zgjat procesi gjyqësor kundër tyre.

Lajme

10/02/2014 10:36

Vendimi është marr gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar serb, ku thuhet se Serbia, gjegjësisht qeveria e Serbisë, ofron garanca për këta të dyshuarit që po mbahen në burg. 

Sipas zyrës për medie të qeverisë në Beograd, garancioni i qeverisë serbe, i paraqitet misionit evropian në Kosovë, për t’i liruar të dyshuarit që të mbrohen në liri.

Javën e kaluar, një gjykatë në Kosovë kishte refuzuar kërkesë e avokatëve mbrojtës, që klientët e tyre të mbrohen në liri, pasi ekziston rreziku se të njëjtit mund të ikin nga Kosova.

Të paraburgosurit dyshohen se kanë kryer krime kundër shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë, në vitin 1999 dhe 2000.

 

(Evropa e lirë)