Qeveria rrit numrin e këshilltarëve në ministrinë e Zhvillimit Rajonal

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Lajme

12/02/2019 14:23

Në këtë mbledhje qeveria ka aprovuar propozim-vendimin për rritjen e numrit të këshilltarëve në ministrinë e Zhvillimit Rajonal, raporton lajmi.net.

Kjo është bërë me kërkesë të ministrit, Rasim Demiri dhe me arsyetimin e rritjes së projekteve.

Pesë ministra abstenuan ndaj të njëjtit propozim. /Lajmi.net/