“Qeveria nuk meriton notë kaluese”

Ziadin Sela, kryetari i ASH, tha se Qeveria Zaev, në një vjetorin e saj nuk meriton notë kaluese. Ai ishte tejet kritik dhe tha se Kryeministri vetëm sa ka ndryshuar elitat përfituese nga pushteti.

Lajme

05/06/2018 22:54

Ai ishte kritik edhe ndaj BDI-së për të cilën tha se mashtron me premtimet që bën dhe se zyrtarët e saj shohin vetëm interesin personal, raporton Alsat M.

Këto akuza ai i bëri gjatë një interviste për Programin 200, që do të transmetohet sonte në ora 22.30. Ku flet edhe për raportet e tij me lidershipin e ri të VMRO DPMNE-së, për të cilët tha se do ti takojë pasi ata ti kërkojnë falje personalisht.