Qeveria nuk i pranon ultimatumet: S’janë mjet demokratik”

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, duke komentuar afatin e dhënë qeverisë nga paritë opozitare, për plotësimin e kërkesa të tyre, ka thënë se Qeveria nuk bie pre e ultimatumeve.

Lajme

18/04/2015 18:19

Ai ka thënë se qeveria ka punuar në disa prej kërkesave të tyre dhe se nuk ka vend për ultimatume.

“Qeveria nuk i pranon ultimatumet si mjet demokratik, dhe një formë e tillë është kërkesë e skaduar. Ne kemi punuar në disa prej kërkesave të tyre dhe mendoj se nuk ka vend për ultimatume dhe nuk biem pre e ultimatumeve”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, raporton Kallxo.com.

Megjithatë, ai e vlerësoi lart kulturën e treguar sot në protestë – si nga protestuesit ashtu edhe nga organet e rendit.

Aksionet simbolike të protestuesve, të cilat ndodh te Gjykata Kushtetuese dhe te objekti i KEDS-it, ai i quajti performanca të dobëta.