Qeveria nuk e konsideron serioze kërkesën për shkarkimin e Gjergj Dedajt

Qeveria e Kosovës nuk e ka në agjendë, shqyrtimin e kërkesës së deputetët turq për ta shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Jashtëm Gjergj Dedaj, pas deklarimeve të tij për Turqinë.

Lajme

03/08/2018 16:03

Deputetët e Grupit Parlamentarë 6+ kanë bërë të ditur se i kanë dërguar Qeverisë një kërkesë, nga e cila kërkojnë që sot të shkarkohet Dedaj, ndryshe ata do të dalin nga koalicioni.

Qeveria pranon se ka marrë kërkesa për shkarkimin e Dedës, por thotë se  nuk është serioze.

Halil Matoshi shef i zyrës për informim në Qeverinë e Kosovës, ka thënë për lajmi.net se kërkesa për shkarkimin Dedës në mënyra personale ka pas, por siç ka thënë ai  nuk është serioze.

Ai i pyetur nëse do të ketë vendim të për shkarkimin e Dedajt, ka thënë se një vendim të tillë nuk pritet të ketë së shpejti

“Qeveria aktualisht është me agjendën e saj të punëve shtetërore, kështu që nuk ka akceptu kurrfarë kërkese. Vendim për shkarkim së shpejti nuk do të ketë”,ka thënë Matoshi, për lajmi.net.

Deputeti turk Fitim Danka i ka thënë lajmi.net se nëse deri në ora 16:00 nuk plotësohet kërkesa e tyre, ata do të dalin nga koalicioni.

Kjo kërkesë e tyre ka ardhur pas deklaratës së Gjergj Dedajt, i cili ka thënë se cili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Turqia dhe Serbia po synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë përmes emisarëve të tyre./Lajmi.net/

Lexo edhe:

Deputetët turq largohen nga koalicioni nëse sot nuk shkarkohet Gjergj Dedaj